Pavarësisht se raporti profesional u ndërpre pas 5 vitesh e gjysëm me shkarkim, Mauricio Pochettino beson se një ditë do të kthehet në pankinën e Spurs “Nuk e di nëse do të ndodhë pas 5 apo 10 vjetësh, por para se të vdes dua të jem përsëri trajneri i Tottenham – ka shpjeguar tekniku argjentinas për BT Sports -. Më pëlqen të fitoj qoftë edhe një titull të vetëm, sepse dua të kuptoj cfarë do të thotë të fitosh dicka me Tottenham”.
Pochettino ndjen një borxh të madh mirënjohjeje drejt tifozëve të tij të vjetër. “Tifozeria është e mrekullueshme, më dhanë dashuri të pakushtëzuar që nga dita e parë. Do doja të ripaguaja të gjithë atë që më kanë treguar me një trofe, që e meritojnë pa asnjë hije dyshimi”.
Ëndërra e tij, pasi i shkoi fare pranë Premier e Champions League, është ajo ta mbyllë ciklin me një trofe. “Ishte një udhëtim i mrekullueshëm në atë klub, përfunduar ashtu si askush nuk do të donte. Por e di brenda vetes që rrugët tona do të kryqëzohen sërisht. Nga dita e parë që u largova, ëndërra ime është të kthehem për të përfunduar atë që nuk arritëm të mbaronim. I shkuam pranë si Premier ashtu dhe Champions, u ndalëm tek më e bukura e natyrisht dua ta riprovoj. Duhet të shoh përpara e të mendoj për projektin e ardhshëm, por brenda meje një ditë dua të kthehem, sepse klubi është special, ashtu si janë tifozët”.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…