Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka dhënë një intervistë së fundmi dhe thur elozhe për sulmuesin Karim Benzema. Ky i fundit është përjashtuar nga kombëtarja franceze me polemika, ndërkohë që ka pasur edhe thumbime mes tij dhe kreut të federatës.
Le Graët, në intervistën e dhënë është shprehur se ky ka qenë sezoni më i mirë në karrierë për Benzema. “Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Realin dhe e kam uruar Zinedine Zidane, që është trajneri i tij. Benzema është një nga lojtarët më të mirë sot.
None found
A është më i miri? Nuk më takon mua ta gjykoj, sepse nuk i kam parë të gjitha ndeshjet. Për mendimin tim ai pati sezonin më të mirë në karrierë”, është shprehur Noël Le Graët, ndërkohë që ka reaguar edhe Benzema.
Në llogarinë e tij në Twitter, sulmuesi i Real Madrid ka shpërndarë intervistën e kreut të FFF dhe me ironi shkruan: “Preferoj të qesh me të”.
Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi sot pas mbarimit të seancës gjyqësore, ku ajo është kallëzuar për keqpërdorim të…
Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e…
Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 7-0 të Brazilit ndaj Singaporit, në një ndeshje miqësore ku sulmuesi…
Futbollisti kosovar, Enis Maqedonci ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, ndërsa Federata e Futbollit e…
Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi sot pas mbarimit të seancës gjyqësore, ku ajo është kallëzuar për keqpërdorim të…
Një valë masive kërcënimesh të rreme me bombë ka përfshirë Europën gjatë muajit të fundit, duke shkaktuar evakuime në mijëra…