Categories: Uncategorized

Belgjika mbyll kampionatin, cakton edhe skuadrën kampione

Kampionati në Superligën e Belgjikës (Jupiler Pro League) duhet të ndalet menjëherë, shkaku i krizës së koronavirusit.

Ky është rekomandimi unanim i drejtorëve të PRO League, dhe ai duhet të ratifikohet në Asamblenë e Përgjithshme.

Renditja aktuale do të jetë përfundimtare, me Club Brugge që do të jetë kampion i ri i Belgjikës, ndërsa Gent do të luajë parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, raporton HLB.

Kështu, me 29 xhiro të luajtura, Belgjika mbyll kampionatin, me renditjen aktuale.

Skuadra e Standard ku luan Mërgim Vojvoda, renditet në vendin e pestë, dhe do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Paqartësi të mëdha do të ketë me skuadrat e fundit të tabelës. Pritet të vendoset që asnjë skuadër të mos pësojë rënie nga elita, dhe dy të parët e divizionit të dytë të inkuadrohen në Superligë.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme do të vendos edhe për formatin e kampionatit për sezonin e ardhshëm.

Renditja në Superligën e Belgjikës:

1 Brugge Club 70 pikë

2 KAA Gent 55

3 Charleroi 54

4 Antwerp 53

5 Standard 49

6 KV Mechelen 44

7 KRC Genk 44

8 Anderlecht 43

9 Zulte Waregem 36

10 Excel Mouscron 36

11 KV Kortrijk 33

12 STVV 33

13 KAS Eupen 30

14 Brigada Cercle 23

15 KV Oostende 22

16 Waasland-Beveren 20

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

1 hour ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago