Ish-kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanneti e ka cilësuar Roberto Baggion se lojtar më të mirë se Ronaldo Fenomeni.
Legjenda argjentinase e Inter, Zanetti, ka kaluar një jetë me skuadrën ‘Zikaltër’ dhe ka përcjell lojtarë të shumtë, të mrekullueshëm e deshtakë.
Por, kush ka qenë lojtari më i mirë me të cilin Zanetti ka luajtur gjatë karrierës së tij? Në mesin e emrave si Adriano, Ibrahimovic, Ronaldo e shumë të tjerë, ai zgjodhi emrin e Roberto Baggio.
“Kur Ronaldo erdhi nga Barcelona, ai ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm, por nëse duhet të them një emër, do të ishte Roberto Baggio. Ai kishte balancin ideal mes kualitetit dhe pasionit”, ka thënë Zanetti.
“Kam admirim të madh për Baggio, njësoj sikur të gjithë gjithmonë kanë pasur”, ka shtuar argjentinasi.
Këtë përgjigje, Zanetti e ka dhënë gjatë një bisede me Esteban Cambiasso, në një video live në ‘Instagram’.
Spekulimet për një romancë mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi të dy janë…
Shtetet e Bashkuara u tronditën të shtunën nga një akt i rëndë dhune që ndodhi në Minnesota, ku dy persona…
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i Vërtetë”…
Rayan Cherki është një nga ato emra që po bën bujë në shtypin anglez. Që kur u ble nga Manchester…
FIFA ka bërë një ndryshim në minutën e fundit para nisjes së Kupës së Botës për Klube me 32 ekipe,…
Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës aktualisht nën arrest…