Armando Cungu komenton shortin e Laçit në turin e dytë të Europa Leagues. Në një prononcim për Abc News, trajneri i skuadrës kurbinase analizoi Hapoel Beer Shevan ndërsa zbuloi edhe dëshirën e tij se si tifoz anglez do t’i pëlqente një përballje me Tottenhamin që gjithsesi do të ishte jo e përshtatshme për interesat e skuadrës pasi shanset për kualifikim do të ishin zero. Cungu shtoi gjithashtu se Laçi e njeh mirë Hapoel Beer Shevan dhe do të bëjë të pamundurën për ta kaluar turin.
“Nuk kemi luksin të zgjedhim rivalin, pasi nuk ka ekipe të lehta në këtë fazë. Hapoel Beer Sheva nuk është ekip i pakalueshëm. Sigurisht flasim për një klub me buxhet shumë të lartë, siç janë të gjitha klubet në Izrael. Edhe në turin e parë kaluam një ekip serioz dhe tani do mendojmë për ndeshjen tjetër me Hapoel Beer Sheva. Kundërshtarin e mësova rrugës për në stërvitje dhe nuk është se kam pasur shumë kohë ta studioj, veç ndonjë informacioni të përgjithshëm. Normalisht do ulemi dhe do e vëzhgojmë si ekip”.
“Ne si Laç duhet të luajmë futboll aq sa dimë, të tregojmë shpirt gare. Kjo është ajo që kemi në dorë, të tjerat nuk i kemi në dorë. Te futemi në fushë e të japim maksimumin. Edhe ndaj ekipeve nga Malta apo nga ndonjë vend tjetër me futboll më pak të zhvilluar, është e vështirë sot, pasi të gjithë kanë mësuar të luajnë futboll. Kështu na duhet të jemi seriozë dhe të jemi gati për ndeshjen”.
Mundësia për të sfiduar Totenhemin- “Në aspektin personal do të kisha dashur të luanim kundër Tottenham, pasi ndeshje të tilla mbeten shenjë në jetë. Por më duhet të flas si trajner i Laçit dhe normalisht nuk donim të përballeshim me ta. Shanset me ta ishin zero, ndaj shorti që na ra është i pranueshëm për ne”, u shpreh Cungu.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…