Sulmuesi danez Nicklas Bendtner njihet si një nga futbollistët më problematikë në historinë e futbollit.
Danezi do të kishte pasur një karrierë të madhe nëse nuk do të ishte bërë i njohur më shumë për aksionet jashtë fushës.
None found
Së fundmi në një intervistë për mediat daneze, Bendtner ka zbuluar se është një fans i madh i lojës së pokerit dhe se ka humbur plot 6.7 milionë euro duke luajtur poker.
Ai ka shtuar se nuk është i varur nga kjo lojë, edhe pse shumat e humbura e thonë të kundërtën.
“Kam luajtur shumë poker në jetën time. Luaja kundër profesionistëve që në moshën 19-vjeçare”.
“Është e vështirë ta përcaktoj shumën që kam humbur, por mund të jetë rreth 6 milionë euro. Nuk kisha një problem me lojërat e fatit”.
“Gjithmonë e kam kontrolluar, por një natë në Londër situata doli jashtë kontrolli dhe mund të përfundonte shumë keq. Që pas asaj nata ndalova së luajturi shumë para”.
“Luaja me shuma të vogla, me miqtë e mi. Luanim nga 12 funte secili”, ka rrëfyer Bendtner.
Ai në karrierën e tij ka luajtur edhe me klube të mëdha si Arsenal dhe Juventus, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Wolfsburg e Sunderland.
Bendtner aktualisht luan te Copenhagen.
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…