Achraf Hakimi nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e drejtuesve të Real Madrid me performancën dhe zhvillimin e tij te Borussia Dortmund.
Impakti i dhënë prej futbollistit maroken shkon përtej, me verdhezinjtë që do të dëshironin të vijonin bashkëpunimin edhe përtej 30 qershorit, por gjithashtu edhe me interesimin dhe insistimin e kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich, për ta bërë pjesë të konigjentit bavarez.
Sikurse raporton media spanjolle, drejtuesit e Bayern Munich kanë kontaktuar tashmë drejtuesit e Real Madrid, duke u interesuar mbi planet e Los Blancos për Achraf Hakimi, të huazuar te Borussia Dortmund deri në 30 qershor të këtij viti.
Në fakt, vetë madrilenët rinovuan me mbrojtësin deri në 30 qershor të vitit 2022 vetëm pak kohë para se ta huazonin atë te Borussia Dortmund.
Aktualisht, as Real Madrid dhe as vetë mbrojtësi maroken nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.
Nga ana tjetër, Bayern Munich ka shprehur hapur gatishmërinë për të bërë një ofertë zyrtare, tunduar nga aftësitë dhe polivalenca e Achraf Hakimi në fushë, jo vetëm në të 3 pozicionet e mbrojtjes, por edhe në mesfushë.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…