Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Manchester Cityt, Leroy Sanes, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjermani Leroy Sane ishte spekuluar për një transferim të mundshëm në Bundesligë verën e kaluar, pasi që drejtori ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge e konfirmoi interesimin e Bayernit, ndërsa trajneri i atëhershëm Niko Kovac tha se ishte i sigurt në transferimin e Sanes.
None found
Por, Sane e pësoi një lëndim të rëndë brenda 15 minutave të parë të përballjes së Manchester Cityt me Liverpoolin në Community Shield në gusht, duke e lënë jashtë fushës së blertë për disa muaj. 23-vjeçari nuk pritet të kthehet nga lëndimi i tij deri në shkurt.
Ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, sugjeroi në shtator se ata do të ktheheshin në garë për të sapo të shërohej, duke thënë: “Ne ishim të interesuar për të. Biseduam, por pas atij lëndimi të tmerrshëm, nuk mund t’i vazhdonim negociatat”.
“Duhet të presim dhe ta shohim se sa do t’i zgjasë rikuperimi. Në janar apo shkurt, bordi ynë do të ulet dhe do të flasë për atë që po ndodh”.
“Kjo nuk është diçka që mund të ndodhë në janar. Ne kemi nevojë për lojtarë që mund të na ndihmojnë menjëherë tani”.
Sane iu bashkua Manchester Cityt nga Schalke në vitin 2016 dhe i ka bërë 134 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke i shënuar 39 gola dhe duke i fituar disa tituj: dy herë Premierligën, dy herë Carabao Cup dhe një herë FA Cup. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 2021. /
Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Sipas…
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…