Categories: Uncategorized

Bayerni fiton me rezultat tenistik ndaj Hoffenheim (VIDEO)

Bayern vazhdon të shkëlqejë dhe duket se ka arritur kulmin e formës këtë sezon.

Gjiganti bavarez ka mposhtur Hoffenheimin me rezultatin 0:6, për tri pikët e reja.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Serge Gnabry, i cili shënoi qysh në minutën e 2’ të takimit. Vetëm pesë minuta më vonë, Joshua Kimmich dyfishoi epërsinë e Bayern, duke bërë të ditur se do të ishte një pasdite e vështirë për vendasit.

Në minutën e 15’, Bayern shënoi edhe golin e tretë, me Joshua Zirkzee që gjeti rrugën e golit.

Rezultatin e pjesës së parë (0:4) e vulosi braziliani Philippe Coutinho, me golin e shënuar në minutën e 33’.

Pjesa e dytë nisi po ashtu furishëm për skuadrën e Hansi Flick, e cila gjeti golin e pestë në minutën e 47’, përsëri me brazilianin Coutinho.

Për 0:6, që doli të ishte rezultati final, u përkujdes Leon Goretzka, i cili shënoi kur kishin kaluar 62 minuta lojë.

Tetë minuta para fundit të ndeshjes, tifozët mysafirë bënë që loja të ndërpritet, duke bërë thirrje me nxitje urrejtje ndaj Dietmar Hopp, shefit të Hoffenheim, një prej personave më të pasur në Gjermani.

Ndeshja rifilloi pas rreth 15 minutave, me dy skuadrat që i pasonin topin njëra tjetrës.

Kështu, Bayern ngritët në 52 pikë, duke përforcuar kreun e tabelës, kurse Hoffenheim numërojnë 34 pikë për pozitën e tetë. /

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

19 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

45 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

1 hour ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

3 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago