Categories: Uncategorized

Bayern shkatërron Herthën e Klismann (VIDEO)

Bajern Mynih nuk ka vonuar t’i përgjigjet rivalëve për titull me një fitore të thellë sot në transfertë ndaj Herta Berlin, por sidomos trajnerit të kundërshtarëve që kishte përballë, Jurgen Klinsman.

Ky i fundit e kishte cilësuar një histori të mbyllur atë me Bajnerin, duke theksuar se nuk e mendonte më kthimin në atë ekip, ndërsa bavarezët i kanë treguar në mënyrën e tyre se për momentin nuk ia ndjenin nevojën.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik ka bërë një pjesë të dytë spektakolare, duke shënuar katër herë brenda 21 minutave për të siguruar rezultatin.

Myler i ringjallur hapi serinë e golave, ndërsa Levandovski me penallti dyfishoi shifrat. Alkantara çoi rezultatin në 3-0 ndërsa Perishiç i vendosi vulën me golin e 4-0 në sfidën ku në 10 minuta e fundit në fushë ishte edhe Leon Dajaku, mesfushori i talentuar shqiptar i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 36 pikë, 4 më pak se Lajpcig kryesues, ndërsa e ndjek Borusia Mynshengladbah me 35 dhe dyshja Borusia Dortmund-Shalke me nga 33 pikë.

të fundit

Berisha kritikon ashpër Irena Gjokën: Është mashtruese ordinere dhe e pacipë, subjekt i ligjit

Pas paraqitjes së tij tek Prokurorët e SPAK, në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, në një deklaratë për mediat, kreu…

23 seconds ago

Berisha mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së…

12 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon si do jetë moti gjatë kësaj jave

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka folur në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në…

23 minutes ago

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta akademikja e njohur Arta Musaraj

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.…

54 minutes ago

Dosja “Partizani”/ Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja për Berishën e Malltezin do kalojë për gjykim

Këtë të hënë, në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse…

1 hour ago

Vijon numërimi i votave të diasporës/ Xhaçka kryeson ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Vijon numërimi i votave për diasporën, që është edhe përcaktuese për kandidatët, që do të hyjnë në parlament, nga ana…

2 hours ago