Koronavirusi prek edhe Interin, pasi mbrojtësi 21-vjeçar Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv në testet e zhvilluara në grumbullimin më Italinë U21. Njoftimi është bërë nga Federata Italiane e Futbollit, që saktësonte se në testin e parë mbrojtësi kishte rezultuar negativ, por nuk kishte ndodhur e njëjta gjë në testin e dytë.
Pikërisht për këtë arsye, mbrojtësi do t’i nënshtrohet një tjetër testimi sot dhe nëse do të konfirmohet sërish pozitiv, atëherë do të lërë menjëherë grumbullimin dhe do të kthehet në Milano për të qëndruar në karantinë.
Futbollisti iu bashkua Interit vetëm verën e kaluar, ndonëse zikaltrit kishin blerë kartonin e tij që në verën e 2018-ës, ndërsa në vetëm një sezon arriti të shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm në formacionin e Antonio Contes.
Megjithatë ky i fundit ka arsye për t’u shqetësuar tani, pasi nëse Bastoni do të konfirmohet pozitiv, do të jetë thuajse e pamundur që ai të jetë gati për derbin ndaj Milanit, i planifikuar për më 17 tetor.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…