Bashkëshortja e Radja Nainggolan, Claudia, po lufton prej 6 muajsh me sëmundjen e vështirë të kancerit dhe në këto momente të emergjencës, për shkak të Koronavirusit, bën pjesë në shtresat që mund të kenë pasoja të rënda për jetën, nëse preken nga ky virus.
“Claudia pa dyshim që ka një sistem imunitar të dobësuar. Shpresoj që e gjitha kjo të kalojë, sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm,” – shprehet mesfushori i Cagliarit, i cili është i shqetësuar për shëndetin e bashkëshortes së tij. – “Terapitë janë shtyrë dhe po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, më duhet ta pranoj. Kam frikë se mos infektohem, nëse dal të bëj pazar, dhe ia kaloj asaj virusin.
Claudia ka lënë pas periudhën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e ruajtjes nga marrja e infeksioneve.”
Ninja po e kalon karantinën me familjen dhe po pret me padurim të kthehet në fushën e blertë.
“Jam i qetë, pres lajme të mira dhe po vazhdoj të stërvitem në shtëpi, ndonëse kjo mënyrë jetese nuk është për mua. Të qëndrosh në shtëpi për kaq shumë kohë bëhet e bezdisshme. Pasaj gjithë kësaj që po kalojmë, shpresoj të luaj deri 50 vjeç.”
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…