Categories: Uncategorized

Barcelona në krizë financiare, 12 futbollistë bëjnë gati valixhet

Barcelona ia doli të mbajë Leo Messin, por nuk mund të bëjë të njëjtën gjë me gati 12 futbollistë të tjerë të skuadrës.

Qëndrimi i kapitenit ndryshoi edhe një herë planet e trajnerit Koeman për formacionin e katalanasve dhe tashmë drejtuesit e klubit duhet të sigurojnë të ardhurat e mjaftueshme për të përforcuar skuadrën dhe mbi të gjitha, për të mbyllur hapësirat e krijuara nga largimi i disa prej titullarëve.

Shkëputja e Luis Suarez dhe Arturo Vidal nga Barcelona tanimë është çështje e mbyllur.

Uruguaiani mbetet ende mes Juventus dhe Atletico Madrid ndërsa futbollisti kilen ka akord të plotë me Interin dhe do të transferohet në Itali ditët e ardhshme.

Por këta dy futbollistë nuk janë të vetmit që do lënë Katalonjën.

Samuel Umtiti, një tjetër pjesë e rëndësishme e formacionit blaugrana, mund të lërë Barcelonën për t’u rikthyer në vendlindje, atje ku e presin francezët e Lyon.

Martin Baithwait, një tjetër lojtarë i ardhur me bujë te blaugranët është në ankand, me Barcan që kërkon 20 milionë për kartonin e tij.

Shumë të rinj janë vendosur gjithashtu në shitje nga klubi spanjoll duke nisur nga Todibo, Junior, Vag, Monchu, Huan Miranda apo Oriol Busqets për të cilët po vlerësohen ofertat më të mira.

Barcelona synon të afrojë të paktën tre emra të mëdhenj për t’u kompletuar ekipin për sezonin e ri.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

26 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

44 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

51 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

59 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago