Categories: Uncategorized

Barcelona e fiksuar për De Ligt, ofron mesfushorin brazilian në shkëmbim

Verën e kaluar Barcelona provoi deri në fund që të transferojë në “Camp Nou” talentin holandez të Ajaxit, Matthijs De Ligt, por në fund ky i fundit zgjodhi t’u bashkohet kampionëve të Italisë, Juventusit, ku nuk është se po kalon një sezon për t’u mbajtur mend.

Megjithatë këtë verë katalanët pritet të rikthehen sërish fuqishëm në garë për të marrë holandezin, teksa lajmet e fundit që vijnë nga Spanja flasin për një propozim të drejtuesve të Barcelonës, për një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin Brazilian Arthur.

Të lidhura

None found

Ky i fundit kërkohet nga klub e të shumta europiane, ndërsa së fundi në garë është future edhe Juventusi, me Sarrin që sheh brazilianin si njeriun e duhur për ta vendosur para mbrojtjes, pasi dihen aftësitë e tij të larta në qarkullimin e shpejtë dhe të saktë të topit.

Arthur nuk preferohet shumë nga trajneri Quique Setien, që për skemat e tij sheh më të përshtatshëm emra si De Jong, Busquets dhe Vidal, sesa brazilianin, ndaj te Barcelona po mendojnë të pranojnë ofertat në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, De Ligt ka luajtur titullar në një pjesë të madhe të ndeshjeve të Juventusit, por më shumë sesa për meritë të tij, kjo ka ndodhur për shkak të dëmtimeve të Giorgio Chiellinit dhe Merih Demiral dy mbrojtës që janë para tij në hierarkinë e prapavijës së Sarrit.

Një shkëmbim mes të dyve këtë verë do t’u bënte shumë punë të dy skuadrave, që do të përforcoheshin në repartet ku kanë më shumë nevojë dhe njëkohësisht nuk do të kishin nevojë të shpenzonin shifra të mëdha, për shkak edhe të krizës ekonomike.

Nga krahu tjetër edhe De Ligt do të kishte më shumë mundësi të përshtatej në klubin ‘blaugrana”, ku luhet futboll më ofensiv dhe ku nuk ka shumë konkurrencë, ndërsa Arthur do të shndërrohej në titullar të padiskutueshëm në formacionin e Juventusit.

të fundit

Lewandowski drejt Chicago Fire, marrëveshja e mbyllur dhe zyrtarizimi pranë

Ndërsa të gjithë sytë e botës së futbollit janë të fokusuar tek ngjarjet e Kupës së Botës, eksperti i njohur…

8 minutes ago

The owner of Zanussi who held a customer hostage in Tirana, who is Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...] Read More... The post Pronari i Zanusit që…

53 minutes ago

Habjon Hasani Mocks “Albanian Files”: It Could Turn Into an Indictment Against Rama

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

54 minutes ago

Tuchel përshëndet rekordin e Harry Kane: Synimi i tij mbetet fitimi i Kupës së Botës

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…

1 hour ago

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...

1 hour ago

Habjon Hasani ironizon “Albanian Files”: Mund të kthehet në aktakuzë ndaj Ramës

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

1 hour ago