Categories: Uncategorized

Barazimi ndaj Atalantës, Conte: Ndikuan mungesat

Me fat dhe për meritë të Samir Handanovic, Inter ia doli të evitonte humbjen në shtëpi përballë Atalantës. Mungesat patën ndikimin e vet, por zikaltrit vuajtën përballë ekipit bergamask, që konfirmoi sërish futbollin e saj spektakolar dhe plot ritëm e intensitet.

Antonio Conte ka analizuar barazimin, nuk i kursen elozhet për ekipin kundërshtar dhe djemtë e tij, dhe pranon në fund se do të kishte firmosur që përpara për katër pikë përballë Napolit dhe Atalantës.

“E përballuam Atalantën me katër mungesa dhe diçka e tillë do të thotë shumë për ne në këtë moment. Luajtëm kundër një skuadre që intensitetin dhe forcën fizike i ka ndër pikat më të forta. Ata janë të aftë dhe kanë një kontingjent të pasur që e kanë ndërtuar me kalimin e viteve.

Atalanta e mbylli sezonin e kaluar sipër nesh, ndërsa sivjet kemi 11 pikë më shumë se ata. Kjo e bën të jashtëzakonshëm rrugëtimin tonë deri tani. Duhet të jemi realistë, vetëm me punë mund të rritemi. Mungesa e Barellës dhe Vecinos ndikoi. Jam i lumtur që kam rikuperuar Sensin, i cili luajti mirë për 70 minuta.

Po tentojmë të rikuperojmë edhe Sanchez në sulm. Nuk është e thjeshtë, por shpresoj që të mos kemi më këto lloj situatash emergjente. Djemtë po japin gjithçka dhe duhen lavdëruar për atë që po bëjnë. Do të kisha firmosur për të marrë 4 pikë ndaj Napolit dhe Atalantës në këto kushte që jemi“, përfundon Antonio Conte.

të fundit

Horoskopi 10 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…

7 hours ago

“Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu…

7 hours ago

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta…

8 hours ago

‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar…

8 hours ago

Debate mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përpl*sen mes tyre

Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të…

8 hours ago

Rama s’pranon të flasë për Metën: S’bëj boks me një njeri me duar të lidhura!

Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" për programin e Partisë Socialiste teksa dy ditë na ndajnë nga…

8 hours ago