Mario Balotelli ka bërë thirrje që të ndalet futbolli në Serie A.
Balotelli është në pajtueshmëri me Asociacionin e Lojtarëve që futbolli të ndalet në Itali, deri kur Coronavirusi të jetë nën kontroll.
None found
Situata ka shkuar jashtë kontrollit në Itali, në zona si Lombardia, ku mbi 5 mijë raste janë të prekura nga Coronavirusi.
Balotelli ka postuar një mesazh për Presidentin e AIC, Damiano Tommasi, duke bërë thirrje që futbolli të ndalet.
“Pajtohem me ty 100%. Paratë nuk janë të vlefshme sa shëndeti ynë, duhet të zgjohemi. Mos më shkruani fjalë si: ‘Por, ti je i mbrojtur. Çfarë diference bën nëse luan ose jo? Asgjë nuk ndodh me ju pas dyerve të mbyllura! Mos largoni tutje të vetmin qejf që njerëzin kishin në vikend!’” ka shkruar Balotelli fillimisht, transmeton lajmi.net.
“E DUA FUTBOLLIN MË SHUMË SESA JU… por të luash do të thotë të udhëtosh me autobus, tren, aeroplan, të flesh në hotele, në çdo rast të kesh kontakte me njerëz jashtë punës tënde.. Unë tashmë nuk i shoh fëmijët e mi për shkak të Coronavirus, sepse siç e dini, ata nuk jetojnë në Lombardi, kështu që është e trishtë”.
“Unë nuk dua që nëna ime, të cilën e shoh çdo ditë dhe drekojë me të, të ketë diçka nga unë. Ajo nuk është në moshën time dhe aq sa e dua futbollin (që i obligohem gjithçka), unë nuk dua ta rrezikojë atë të ketë ndonjë sëmundje”.
“Pse do ta bëja? Ta kënaq dikë tjetër? Apo të ndaloj ata për të humbur para? Mos u bëni qesharak! MBLIDHENI VETËN. KEMI KALUAR MJAFT TANI. Djemë, nuk mund të talleni me shëndetin” ka shtuar Balotelli.
Situata tashmë është mëse serioze lidhur me Coronavirusin që po ndalon edhe evenimente në Formula 1, Moto GP, futboll dhe në gjithë sportet tjera – dhe jo vetëm sporte.
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…