Pierre-Emerick Aubameyang më në fund ka hedhur të zezën mbi të bardhë. Sulmuesi gabonez ka firmosur rinovimin e kontratës me Arsenalin, i bindur nga projekti i rindërtimit i trajnerit Mikel Arteta.
31-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2023 me pagë 250 000 stërlina në javë, por shpërblimet e përfshira në kontratë mund ta çojnë atë përtej 350 000 stërlinave në javë, aq sa është paga e Mesut Ozil.
“Jam me të vërtetë i lumtur që do të qëndroj këtu. Kjo është shtëpia ime. Është një ditë e mrekullueshme. Dua të bëhem legjendë e Arsenalit dhe të lë një trashëgimi. Është koha për të punuar shumë, me siguri do të jap maksimumin tim, si gjithmonë.
Nënshkrimi për këtë klub të veçantë nuk ka qenë kurrë në dyshim. Unë besoj tek Arsenali. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. Kemi diçka emocionuese këtu dhe besoj se më e mira do të vijë për Arsenalin”.
Aubameyang u bashkua me Arsenalin në janar 2018 për 56 milionë stërlina nga Borussia Dortmundi dhe ka shënuar 72 gola në 112 ndeshje.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…