Categories: Uncategorized

Aulas: Idiotët vendosën ndërprerjen e kampionatit, ndaj Juves me “këmbë të lidhura”

Kampionati francez është një nga të paktët në Europë që ka vendosur për ndërprerjen përfundimtare të sezonit 2019-2020, pasi një vendim i qeverisë së Francës bëri që të ndaleshin të gjithë aktivitetet sportive deri në muajin shtator.

Shkak u bë përhapja me shpejtësi e koronavirusit, por vendimi i qeverisë francize u kritikua nga UEFA, ndërsa së fundi ka qenë edhe presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas që tha se në Francë gjithcka ishte bërë në mënyrë të nxituar.

Të lidhura

None found

“Ndalja e Ligue 1 ishte një zgjedhje prej idiotësh të vërtetë. Është paradoksale kur mendon që një vend si Spanja, shumë më e goditur se ne nga a=koronavirusi, reflektoi dhe gjeti mënyrën për t’u rikthyer në fushë. Na u kërkuar durim dhe u hartua një protokoll sanitar, që ne në kampionatin francez as që nuk patëm mundësi ta shohim. Ky është një skandal i vërtetë”, tha Aulas.

Lyoni ishte në fazën cerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku mposhti me rezultatin 2-1 Juventusin në ndeshjen e parë në Francë dhe ndeshja e kthimit pritet të luhet vetëm në muajin gusht, ndërsa Aulas e pranon se sfida përballë bardhezinjve do të jetë shumë e komplikuar.

“Në ndeshjen e Championsit ndaj Juves do të paraqitemi me të dyja këmbët të lidhura dhe me kokën e lodhur nga pushimi i gjatë. Ata do të nisin të luajnë në muajin qershor dhe ne do të jemi pushim, ndaj do të jetë e vështirë përballja me ta”, tha bosi i klubit francez.

të fundit

Shpërthimi i automjetit në Elbasan, arrestohen dy të dyshuar të tjerë për vendosjen dhe transportimin e eksplozivit

Policia ka zhvilluar dy arrestime të tjera në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili synon zbardhjen e plotë…

1 minute ago

Kosova ndan pikët me Izraelin në Prishtinë

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 93 minutave lojë në…

5 minutes ago

Pacolli dhe delegatja estoneze shqyrtojnë bashkëpunimin për mjedisin dhe energjinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura…

10 minutes ago

Studentët thyejnë reklamat gjatë protestës kundër Ramës në zonën e 21 Dhjetorit

Gjatë marshimit kundër qeverisë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, disa prej protestuesve kanë thyer reklamat e vendosura përgjatë…

15 minutes ago

Mbi 650 mijë kilometra me Volkswagen Polo, ish-mekaniku i F-16 synon të arrijë një milion

Një Volkswagen Polo me naftë thuhet se ka përshkuar plot 650 mijë kilometra, duke dëshmuar se një makinë e vogël…

15 minutes ago

Iseni: Aksionet që i hapën rrugën Macurës drejt Alta Bankës u blenë nga kompania e krushkut të Ahmetit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astri Iseni ka akuzuar ish-strukturat e BDI-së dhe rrethin familjar të…

24 minutes ago