Diego Simeone gjen zgjidhjen në orët e fundit të merkatos për repartin e tij të sulmit. Trajneri i Atletikos së Madridit i ka hapur dritën e gjelbër kthimit në skuadër pas dy vitesh të belgut Janik Karrasko.
Ish-futbollisti i Atletikos u transferua në Kinë dy vite më parë, pasi klubi i Dalian Jifang i ofroi atij një kontratë të cilën nuk mund ta përfitonte kurrë në Spanjë. Për më tepër, Karrasko u përplas asokohe me disa prej lojtarëve të vjetër në klub, emra të cilët nuk janë më pjesë e tij.
None found
Ai u largua por në Kinë nuk është se ia ka kaluar edhe aq mirë këto dy vite. Që në vitin e tij të parë, autoritet kineze i sekuestruan pasaportën duke mos e lënë të largohej nga ky vend, pasi nuk kishte shlyer një gjobë të marrë pasi kishte dëmtuar një shok të skuadrës në nëj përplasje. Më tej, ai u pezullua disa ndeshje pasi nuk u paraqit në stërvitje me klubin, duke shpresuar që ta detyronte ta shiste.
Megjithatë, zgjidhja duket se po vjen vetëm pas dy vitesh, me Karrasko që do të ishte shumë i lumtur që të kthehej në Europë, pasi nuk dëshiron të humbasë vendin në kombëtare në Euro 2020. Nga ana tjetër, Simeone njeh mirë cilësitë e tij, pasi ishte një ndër futbollistët që ndihmuan skuadrën të shkonte deri në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2016.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…