50 milionë euro. Kjo është shuma që Juventusi i ka ofruar Atlético Madridit për të marrë shërbimet e Álvaro Moratas këtë sezon. Një ofertë kjo e refuzuar në zyrat e “Wanda Metropolitanos”, ku vazhdojnë t’i referohen klauzolës së largimit prej 150 milionë eurosh.
Një shumë që, logjikisht, italianët nuk mund ta shpenzojnë në një treg të tronditur fort nga kriza e shkaktuar nga Covid-19. Në fakt, oferta e “Zonjës së Vjetër” nuk mbulon as shpenzimin që bënë bardhekuqtë këtë verë, për ta blerë përfundimisht nga Chelsea (55 milionë euro).
Prandaj, përkundër faktit që sulmuesi nuk do ta shihte me sy të keq opsionin e kthimit në Torino (ku ka lënë mbresa pozitive), blerja e Moratas nga Juvja është një operacion shumë i komplikuar për momentin. Këmbëngulja e Andrea Pirlos, trajnerit të ri të bardhezinjve, për të pasur në dispozicion numrin 9 të “Los Colchoneros” ka qenë thelbësore në përpilimin e ofertës, që gjithsesi mbetet e pamjaftueshme për drejtuesit e Atleticos.
Nëse nuk do të ketë një kthesë të papritur të ngjarjeve, Morata do të luajë sezonin e tij të tretë si bardhekuq (i dyti nga fillimi).
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…