Categories: Uncategorized

Asnjë finale e humbur, Zidane flet pas Superkupës

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur pas trofeut të fituar në Superkupën e Spanjës, në finale ndaj Atleticos.

“Kurrë nuk është e lehtë të fitosh trofe me Atleticon përballë! Krijuam shumë raste dhe arritëm të merrnim trofeun”, tha fillimisht ai.

Të lidhura

None found

rezultati në ‘Parc des Princes’
Kapiteni Sergio Ramos e shënoi penalltinë fituese, përderisa Zidane arriti ta vazhdojë rekordin e tij të përsosur si trajner i Real Madridit, duke i fituar nëntë trofe nga po aq finale të zhvilluara.

“Në fund, ne të gjithë jemi bashkë dhe i përgatisim ndeshjet mirë. Nuk e di pse i kemi fituar të nëntat. Kjo ka ndodhur për shkak të madhështisë së klubit. Nuk ka qenë e lehtë, por kemi pasur durim dhe kemi qëndruar të qetë”, ka thënë Zidane.

“Pas pjesës së parë, ne nuk dinim se si t’i shkonim edhe më afër golit, por patëm durim. Besuam deri në fund, si gjithmonë. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh trofe e aq më pak kundër Atleticos. Të dyja skuadrat patën raste”.

“Jemi ende në shumë gara. Duhet të jemi të lumtur, por ende kemi shumë gjëra për të bërë. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Ne do të pushojmë pak dhe pastaj do të luajmë sërish. Nuk mund ta lejojmë të na bie forma”.

“Tani do ta shijojmë veten, por kemi ende shumë punë për të bërë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit”, përfundoi Zidane.

Pas 90 minutave dhe kohës shtesë pa gola, Real Madridi e mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madridit, me rezultatin 4-1 në penallti.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago