Categories: Uncategorized

“Askush s’mund ta përballojë pagën e Messit”

Lionel Messi ka qenë armik i Real Madridit që shumë vite, por tash pas deklaratës se ai dëshiron që të largohet nga klubi ka pasur opionione edhe nga Los Blancos

Në njërën anë, ka të atillë të cilët mendojnë që largimi i tij do të lejojë që Barcelona të rindërtojë një projekt të ri por me pak fleksibilitet në terma të financave, kurse disa të tjerë besojnë që kjo goditje do të këtë efekt në Barcelonë për disa vite.

Ka disa të tjerë në Real Madrid të cilët mendojnë se largimi i Messi nga Barcelona nuk është i mirë për Los Blancos ashtu si tingëllon, për faktin se ata do të kenë 100 milionë ekstra në llogaritë e tyre, një rrethanë që do t’i ndihmonte ata për të rindërtuar skuadrën më mirë.

Faktori sportiv ka peshë, megjithatë, kurse i famshmi burofax ka sjell lumturi në stadiumin “Santiago Bernabeu”, të cilët janë kënaqur me dhimbjen e Barcelonës.

Megjithatë, liderët e Real Madridit nuk besojnë që largimi i Messi nga Camp Nou është i garantuar, pasi që ende konsiderojnë se çdo transfer është “një marrëveshje e pamundshme”.

Në të njëjtën kohë, ata kanë vënë në pyetje nëse ka ndonjë skuadër që do të plotësonte kërkesën për pagë në kuadër të limiteve të UEFA-së.

Ata janë në kërkim që skuadra të bëj reduktime në pagat e tyre për shkak të pasojave që ka lënë pandemia e koronavirusit dhe nëse messi do ti bashkohet Manchester City apo Paris Saint-Germain, gjërat nuk do të kalohen lehtë nga UEFA.

UEFA nuk mund ta ndalojë transferin, por ata mund t’i ndalojnë skuadrat për të marrë pjesë në garat europiane, në këtë raste Ligën e Kampionëve apo Europa Ligë.

Të dyja, Manchester City dhe PSG janë kërcenuar më parë se do të marrin dënime, megjithatë asnjëherë si kanë humbur rastet gjyqësore.

Ka raporte që Messi e ka telefonuar Pep Guardiolan pak ditë më parë për ta diskutuar gjendjen e tij, por e vetmja mënyrë që të shkojë në Etihad Stadium është që kjo skuadër të shet disa lojtarë që mos ta tejkalojë limitin në paga të lojtarëve të caktuar nga UEFA.

Nuk ka zgjidhje tjetër të mundshme. Është në pyetje numra dhe UEFA e di pozitën e saj në këtë rast.

Askush në Real Madrid nuk ka menduar për të nënshkruar me Messi.

Vite më parë, po, disa mënyra janë propozuar, por qëllimi këtë verë është që ata të shesin jo të blejnë.

Për Real Madridin, largimi i Messi nga Barcelona është si një nënshkrim i ri në vetvete.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago