Categories: Uncategorized

Asisti ndaj Sheffield fut De Bruyne në historinë e Premier League

Kevin de Bruyne e shkroi historinë në Premierligë të martën, kur u bë futbollisti i parë në histori që kontribuon me 15 ose më shumë asiste në tre sezone në ligën elitare të futbollit në Angli.

Mesfushori i talentuar belg e asistoi golin e fitores të Sergio Agueros, në fitoren me epërsi minimale 1:0 të Manchester Cityt kundër Sheffield Unitedit në Bramall Lane.

Kështu, De Bruyne e regjistroi asistin e tij të 15-të për këtë sezon – shifër kjo që e kishte arritur dhe kaluar edhe në sezone të tjera në Angli, në sezonin 2016/17 (18 asiste) dhe sezonin 2017/18 (16 asiste).

28-vjeçari është gjithashtu në rrugë të drejtë për ta shijuar sezonin e tij më të mirë sa i përket numrit të golave të shënuara, pasi që deri më tani i ka shtatë gola, ndërsa rekordi që e kishte arritur para dy vjetëve e ka për tetë gola brenda një sezoni.

De Bruyne rezultoi të ketë qenë dallimi mes dy skuadrave në ndeshjen e së martës, kur Sheffield Unitedi arriti ta dëshmojë pse është ngritur në pozitën e shtatë në tabelën e Premierligës. Trajneri i këtyre të fundit, Chris Wilder, e lavdëroi belgun pas ndeshjes.

“Kevin De Bruyne e gjeti një pasim të mrekullueshëm dhe lëvizja e Sergio Agueros – ai e ka bërë këtë kundër të gjithëve në Evropë dhe në botë – ishte një goditje e mrekullueshme”, tha trajneri i Sheffieldit.

të fundit

Horoskopi 22 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

3 hours ago

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti…

3 hours ago

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve,…

4 hours ago

Tottenhami fiton Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Tottenham Hotspur ka fituar finalen e Ligës së Evropës me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar…

4 hours ago

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri…

4 hours ago

FOTO/ Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji që ngre dyshimet

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Gjesti dhe Eglit nuk po ndalen, madje po intensifikohen dita-ditës. Së fundmi, një…

4 hours ago