Cole vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë që ka luajtur në Premierligë, nëse jo më i miri.
Ish anëtari i Arsenal dhe Chelsea ka fituar trofeun e Premierligës e të Ligës së Kampionëve, si dhe Kupën FA, por ai mbahet mend edhe për lëvizjen kontroverse nga Arsenal te Chelsea.
None found
Madje, tifozët irritoheshin nga ai asokohe, pasi besohej se arsyeja kryesore ishin të hollat. Por, së fundmi, lojtari ka folur për këtë, duke thënë se nuk kishte të bënte me para, por problemi qëndronte diku tjetër.
“Kur disa lojtarë filluan të largoheshin, ndihesha sikur filloi të humbte kultura fituese te Arsenal. Ndihesha se gjithçka po bie”, ka thënë Cole, transmeton lajmi.net.
“Kështu, ky tranzicion bëri që të gjeja veten në një kulturë tjetër dhe kisha dëshirën për fitore. Unë shkova te Chelsea dhe kisha atë dëshirë”, ka shtuar anglezi.
Cole u pensionua nga futbolli në vitin 2019. Ai kalonte te Chelsea në vitin 2006, pas tri Kupave të FA dhe dy Premierligave me Arsenal. Me ‘Blutë’, Cole fitoi një Premierligë dhe katër Kupa FA, si dhe Ligën e Kampionëve.
Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve…
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet në…
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimin e hetimeve në kuadër të…
Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave, është goditur nga një sulm masiv kibernetik, ku janë…
Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe…
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e fundit të jetës së Jennifer Symonds, 44-vjeçares që u gjet e…