Barcelona dhe Juventus janë prej javësh në negociata, pasi katalanët duan të transferojnë në “Camp Nou” mesfushorin boshnjak Miralem Pjanic, ndërsa bardhezinjtë kanë kërkuar në këmbim brazilianin Arthur.
Drejtuesit kanë rënë dakord për të kryer këtë shkëmbim, por problem mbetet vullneti i Arthur, që preferon të luajë shanset e tij te Barcelona dhe ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme negociatat për një kontratë të re në Torino.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës kanë dalë sot me një tjetër propozim, me shpresën që të joshin homologët e tyre te Juventus, pasi kanë ofruar në këmbim kartonin e sulmuesit anësor Ousmane Dembele.
Francezi është një nga talentet më premtues, por pas një shpërthimi te Borussia e Dortmundit, ka zhgënjyer gjatë eksperiencës së tij me Barçën, ndaj këta të fundit po punojnë për t’i gjetur një tjetër sistemim.
Megjithatë mbetet për t’u parë konsiderata e Sarrit për sulmuesin anësor francez, pasi do të jetë pikërisht trajneri i bardhezinjve ai që do të japë miratimin dhe deri tani ai ka këmbëngulur vetëm për brazilianin Arthur.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…