Juventusi ka shënjestruar Arthur Melon si përforcim të mundshëm në dritaren e radhës së merkatos dhe Barcelona nuk duket se e kundërshton transferimin në Torino të mesfushorit brazilian të lindur në vitin 1996. Në të vërtetë, klubi katalan do t’i ndizte Juves dritën jeshile për të negociuar dhe për të arritur një marrëveshje me lojtarin.
Arthur mbërriti në në Spanjë në vitin 2018 nga Gremio dhe mund të largohet nga klubi katalan për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A.
None found
“Gjithmonë ekzistojnë spekulime, por sinqerisht ideja ime është shumë e qartë: e vetmja mundësi që më intereson është të vazhdoj te Barcelona. Unë jam shumë i sigurt dhe i qetë. Ndihem shumë mirë këtu dhe falënderoj gjithashtu klubin dhe stafin teknik për besimin e tyre. Kjo është një arsye tjetër për të qenë plotësisht e qartë se dëshira ime e vetme është të vazhdoj,” theksoi Arthur për t’iu përgjigjur thashethemeve që e afrojnë atë pranë klubit të Serisë A.
Sa i përket interesimit konkret të “Zonjës së Vjetër”, braziliani shtoi:
“Interesimi i klubeve të mëdha është gjithmonë një kompliment për këdo dhe një shenjë pozitive. Jam i përqendruar te puna ime dhe shpresoj të kthehem e të luaj së shpejti dhe të luftoj për tifozët e Barcelonës.”
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…
Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…