Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i lumtur që mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka arritur të ruajë një rol lideri brenda skuadrës.
Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit më herët gjatë këtij sezoni, pas përplasjes verbale me tifozët e skuadrës së tij gjatë një barazimi me Crystal Palace.
Arteta është plotësisht në dijeni të veprimeve të reprezentuesit të Zvicrës ndaj tifozëve të Arsenalit në ndeshjen kundër rivalit londinez.
Dhe duke parë se kjo ishte arsyeja pse atij iu hoq shiriti i kapitenit, është e vështirë të shihet që Arteta do t’ia rikthej atë në të njëjtin sezon.
Por, sipas football.london, edhe pse Xhaka nuk e ka shiritin nuk do të thotë se ai nuk mund të jetë një figurë autoritare për ekipin, veçanërisht pasi ai mbetet popullor në mesin e shokëve të tij të skuadrës.
Puna e Xhakës në qendër të mesfushës ka qenë thelbësore për mënyrën se si sulmojnë Topçinjtë tani dhe ai duket më i sigurt duke luajtur nën urdhrat e Artetas, transmeton telegraf.
Pierre-Emerick Aubameyang është emëruar kapiten, por një i ri mund të jetë i nevojshëm nëse ai largohet nga klubi.
Sëmundja e murtajës në bagëtitë e imta, ka prekur dhe zonën e Thumanës në Krujë. Në një fermë janë konstatuar…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij Endrit Braimllari, i cili tashmë është…
Mungesa e ujit të pijshëm ka krijuar një situatë të vështirë për banorët e fshatit Nartë në Vlorë, të cilët…
Klubet e futbollit në Korenë e Jugut do të lejohen të regjistrojnë portierë të huaj për herë të parë pas…
Në ndeshjen që Benfica ditën e djeshme fitoi 6-0 ndaj Auckland City nuk munguan edhe përplasjet, takim i vlefshëm për…
Reperi i njohur Big Basta, është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin…