Categories: Uncategorized

Arteta i ka kthyer lumturinë Granit Xhakës

Granit Xhaka pak kohw mw parw pwrjetoi njw nga momentet mw tw vwshtira nw karrierw , por ardhja e Mikal Artetas duket se ka qenw ilaci pwr ta shwruar.

Xhaka, e ka pranuar se trajneri Mikel Arteta e kishte bindur të qëndrojë në klub dhe thotë se, falë tij, tani ndihet i lumtur duke e bërë atë që i pëlqen më së shumti; të luajë futboll për ekipin e “Topçinjve”.

Të lidhura

None found

Yllit shqiptar të Kombëtares së Zvicrës iu mor shiriti i kapitenit pas një zënke me tifozët e Arsenalit gjatë një ndeshjeje me Crystal Palace në tetor, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, Xhaka kishte arritur marrëveshje me klubin nga Bundesliga, Hertha Berlin, për t’u transferuar në janar, por kalimi i tij dështoi.

Pasi ishte lënë jashtë nga Unai Emery, Xhaka së pari u rifut në ekip nga trajneri i përkohshëm Freddie Ljungberg, para se Arteta të vinte në postin e trajnerit dhe ta theksonte rëndësisë në shqiptarit për Arsenalin.

“Tani më duhet të buzëqesh paksa, sepse jam shumë, shumë i lumtur që jam kthyer dhe po e shijoj atë që e dua më së shumti: të luaj për këtë klub dhe të luaj futboll”, tha Xhaka.

“E pata një takim shumë, shumë të mirë me atë (Artetan), tri ditë pasi ai erdhi në klub. Ai m’i tha shumë gjëra dhe unë isha shumë i hapur me të, siç ishte edhe ai shumë i hapur me mua”, shtoi 27-vjeçari.

“Dhe tani të jemi këtu, të dy shumë të lumtur për ta çuar këtë klub aty ku e ka vendin”, theksoi shqiptari.

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

14 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

14 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

17 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

19 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago