Categories: Uncategorized

Arsenali nuk do ta ketë të lehtë, Atletico i ofron rinovimin e kontratës mesfushorit

Thomas Partey është një nga objektivat kryesor të Arsenalit për merkaton e verës, mirëpo Atletico nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mesfushorit.

26-vjeçari ka qenë një pjesë thelbësore e skuadrës së Diego Simeone në kohët e fundit, dhe ai ka shkëlqyer përsëri këtë sezon, duke bërë përshtypje si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse ganezi ka edhe tre vjet të mbetura në marrëveshjen e tij të tanishme te Atletico, thuhet se përfshin një klauzolë lirimi prej vetëm 43.5 milionë funte që mund të aktivizohej këtë verë nga palët e interesuara.

Trajneri i Topçinjve Mikel Arteta dihet se dëshiron të shtojë një mesfushor të ri te skuadra e tij, dhe e sheh Parteyin si llojin e kalibrit të lojtarit që ai do të dëshironte ta blente.

Por sipas The Guardian, Atletico po përgatitet t’i ofrojë lojtarit një kontratë të re e cila do të dyfishonte pagën e tij aktuale prej 65 mijë funte në javë në 130 mijë funte në javë dhe do të rritë klauzolën e tij të lirimit në 100 milionë funte.

të fundit

Horoskopi 4 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…

49 minutes ago

Trump paralajmëron bisedime të reja për luftën në Ukrainë: Putini e di qëndrimin tim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…

1 hour ago

Hamasi: Gati të lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës

Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…

1 hour ago

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…

2 hours ago

Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…

2 hours ago

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…

2 hours ago