Categories: Uncategorized

Arsenali i pari ekip i Premier League që zbret në fushë

Arsenali ishte ndër skuadrat e para në Premier League që u prekën nga Koronavirusi. Pozitiviteti i trajnerit Miki Arteta e më pas i disa futbollistëve të ekipeve të tjera detyruan drejtuesit e futbollit anglez të pezullonin të gjitha garat.

“Topçinjtë”, në fakt, do të jenë të parët që do të zbresin në fushë, për të rinisur zyrtarisht stërvitjen. Këtë të hënë (27 prill), futbollistët do të punojnë me rotacion, në grupe me nga 5 dhe do të mbikëqyren rreptë nga pjesëtarët e stafit, që të mos thyejnë rregullat e distancimit. Futbollistët do të kryejnë të gjithë të njëjtat ushtrime, por pa qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Lojtarët do të paraqiten në kompleksin stërvitor Colney të veshur për stërvitje, ndërsa dushin do ta bëjnë në shtëpi. Asnjë strukturë tjetër e klubit nuk do të jetë e hapur, përveç fushave të stërvitjes.

Secili futbollist do të ketë në dispozicion një numër të caktuar topash, që do të dezinfektohen në fund të stërvitjes. Në fushat e stërvitjes do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të stafit mjekësor. Çdo seancë do të zgjatë një orë. Gjithsesi, do të jetë një stërvitje jonormale dhe e kushtëzuar, por për momentin ky është protokolli që duhet ndjekur. Karantinë në Britaninë e Madhe do të mbyllet më 7 maj, por që nga kjo e hënë do të ketë një hapje të pjesshme.

të fundit

Berisha: Vendimi për të hyrë në parlament nuk është i lavdishëm! Grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që ka porositur vrasje

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha nuk kurseu akuzat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë…

13 minutes ago

Mesazh i Ambasadës së SHBA në 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Nderojmë jetët e humbura dhe qëndrueshmërinë e një kombi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për 24-vjetorin…

22 minutes ago

NA PRIFTË E MBARA/ Rama mbyll Asamblenë e PS: Kush iku e kush hyri? Ja të gjithë EMRAT e kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar! Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama…

37 minutes ago

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren “Diella” të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Këtë të enjte, gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka nisur prezantimin e qeverisë së…

1 hour ago

Korçë/ Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike.…

1 hour ago

Edi Rama zbulon EMRAT e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, Belinda Balluku zv/Kryeministre

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar!…

1 hour ago