Arsenali është përforcuar me një mbrojtës në orët e fundit të merkatos në Europë. Klubi londinez ka mundur të marrë në formë huazimi nga Southampton portugezin Cedric Soares, që do të qëndrojë me topçinjtë deri në fund të sezonit.
28-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata me klubin nga St Mary në fund të sezonit, luante me bardhekuqtë që prej vitit 2015 dhe në total ka zhvilluar me këtë klub 100 ndeshje që kur u tranasferua nga Sportingu i Lisbonës.
Soares, i cili ka qenë i huazuar më parë dhe te Interi në Serinë A, aktualisht ka një problem në gju dhe debutimi i tij në Emirates mund të vonohet disi.
Drejtori teknik i Arsenalit, braziliani Edu e cilësoi si një afrim cilësor portugezin, të cilin e etiketoi si një lojtar me shumë përvojë në Premier League por dhe në arenën ndërkombëtare.
Soares pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin e mbrtojes së Arsenalit dhe afrimi i tij duhet të ofrojë më tepër alternativa për trajnerin Michel Arteta në realizimin e objektivave të vendosura nga klubi.
Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet…
Ndërsa edicioni i dytë i Ferma Vip 2 po shkon drejt fundit, apsi në 20 qershor shpallet fituesi, fermerët kanë…
Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Armenisë, Kosova vazhdoi të shfaqë një futboll të hapur dhe ofanziv, duke regjistruar plot…
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 vajza të mitura pasi akuzohen se kanë dhunuan një vajzë tjetër të mitur,…
Barcelona fitoi LaLiga-n për sezonin 2024/25 dhe, sigurisht, ata rrëmbyen edhe çmimet individuale. Pasi Hansi Flick u shpall “trajneri i…
Një valë e fuqishme të nxehti pritet të godasë Italinë dhe rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë javës që vjen. Sipas…