Categories: Uncategorized

Arrihet akordi për oraret dhe ditët e ndeshjeve në Spanjë!

Beteja e gjatë mes dy organizatave më të larta të futbollit spanjoll, ajo për oraret dhe ditët ndeshjeve të La Ligas është mbyllur me një fund të lumtur.

Liga spanjolle e Futbollit dhe Federata kanë arritur një akord i cili duhet të çertifikohet përpara një gjykatësi, për të luajtur gjatë gjithë javës përfshirë edhe ditën e hënë në dy fasha orare.

Në momentin që do të rifillojë kampionati spanjoll do të luhet në orën 20:00 në zonat ku bën më freskët dhe dhe do të ketë ndeshje në orën 23:00 në qytetet ku temperaturat janë më të larta, duke patur parasysh edhe faktin që La Liga do të rinisë në muajin qershor.

Luis Rubiales presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka qenë gjithmonë kundër ndeshjeve gjatë ditës së hënë sepse gjithmonë e ka gjykuar ditën e parë të javës si të papërshtatshme përsa i përket kërkesave të spektatorëve, por në një futboll me dyer të mbyllura ky shqetësim kthehet në të pavlerë. Limiti i vendosur për çdo skuadër nga një ndeshje te tjetra është 72 orë.

Për shembull nëse një skuadër zbret në fushë ditën e hënë ndeshjen e ardhshme nuk do ta luajë para ditës së enjte. Ky organizim do t’i lejojë ligës spanjolle të futbollit ta mbyllë kampionatin brenda datës 29 korrik, pra brenda limitit të vendosur nga UEFA në mënyrë që deri në 3 gusht të ketë kohë për të zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të Kupave Europiane, edhe pse në Spanjë ky problem nuk ekziston pasi finalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave baske Real Sociedad dhe Athletic Bilbaos është shtyrë për vitin e ardhshëm për t’u luajtur në praninë e tifozëve.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

2 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

3 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

3 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

3 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

4 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

4 hours ago