Arrigo Saki, në cilësinë e Mjeshtrit të Madh të futbollit italian, ka analizuar derbin e Milanos. Nga ekipet deri te trajnerët, gjithçka përfundon në “skanerin” e 73-vjeçarit.
DERBI – “Interi është një shpresë, ndërsa Milani një e panjohur. Pres një ndeshje jo të bukur mes dy skuadrave, që nuk janë në gjendje të mirë. Kuqezinjtë kanë mbetur prapa sepse nuk kanë ecur si duhet gjatë sezonit, teksa Kontes i duhet të përfshijë në skuadër lojtarët e rinj. Uroj shumë që të gabohem. Në derbi do të ketë shumë agresivitet, por futbolli nuk është vetëm kaq, sepse përfshin emocionet, estetikën, harmoninë dhe spektaklin”.
None found
KONTE – “Konte është një profesionist i madh dhe një njeri që jep jetën për futbollin. Pretendon të përmirësohet gjithmonë dhe ia del, mbase sepse është inteligjent dhe i përgatitur. Fundja, futbolli nuk është vetëm sisteme dhe skema, por një filozofi. Në derbi pres që skuadra e tij të ketë një ekuilibër më të madh mes atyre që kanë detyra sulmuese dhe të tjerëve që i kanë mbrojtëse”.
PIOLI –”Nuk kam çfarë t’i këshilloj Stefanos, të cilin e njoh mirë dhe më duket një djalë i shkëlqyer. I uroj të arrijë të propozojë një lloj të veçantë futbolli, sepse është në një ambient ku kërkesa është e lartë dhe zgjedhjet shpesh janë të dhimbshme”.
Punimet në stadiumin “Arena e Demave” janë duke ecur me ritme progresive [...]Read More...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe…
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…
Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…