Zhan-Mishel Ola paralajmëron datën e parashikuar për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions-it.
“Ndeshja kundër Juventusit është konfirmuar për datën 7 gusht (e përgënjeshtruar më vonë nga UEFA), në Torino, me dyer të mbyllura”, tha presidenti i klubit të Lionit për mikrofonat e “RTL Foot”.
None found
Ola, i cili nënvizoi edhe shqetësimin e tij për të ardhmen e klubit në Europë, i cili ka fituar 1- 0 në Francë, ka apeluar vendimin e Ligës së Futbollit për të anuluar sezonin.
Liga e Parë u bë kampionati i parë i rëndësishëm Europian që vendosi t’i japë verdiktet pa e mbyllur sezonin prej Koronavirusit.
Dhe Lioni, që renditej në vend të shtatë, mbeti jashtë Europe për herë të parë në 23 vitet e fundit. Por shumë klube që janë kundër këtij vendimi, shpresojnë në një përmbysje të verdiktit të Ligës.
“Nëse apeli për të anuluar ndërprerjen e kampionatit nuk do të ketë një rezultat pozitiv, atëherë Lioni dhe PSG do të masakrohen nga skuadrat rivale në Europë, të cilat do të kenë një përgatitje fizike larg nga e jona”.
Thirrjeve të Olasë iu bashkua edhe ylli i Monakos, Cesk Fabregas.
Mesfushori spanjoll tha se Franca bëri një gabim, duke e anuluar sezonin shumë shpejt, ndërkohë që bëri thirrje që ky vendim të rishikohet.
Belgjika u bë kampionati i parë në Europë që vendosi ta quante të mbyllur sezonin. Por edhe atje ka shumë kundërshtime, duke bërë që ratifikimi i vendimit të vonojë dhe ekziston shpresa që sezoni mund të rinisë.
Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë edhe këtë javë me xhiron e saj të rregullt përpara se të…
Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç…
Nga BDI thonë se për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë…
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e…
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 72 mijë e 600 eurosh, gjatë kontrollit të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina duhet të përshtatet me realitetet e reja politike në Shtetet e Bashkuara të…