Categories: Uncategorized

Anulimi i kampionatit, cilat janë skuadra që humbasin më shumë në Shqipëri

Futbolli është në dorë të specialistëve të shëndetësisë. Mirëpo, nëse në Europë, Gjermani, Francë e Itali janë autoritetet që kanë vlerësuar, diskutuar dhe vendosur konkretisht çfarë duhet bërë për sportin, në vendin tonë deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka menduar ende asgjë për këtë kategori.

Ca më pak të thuash që qëndrimi zyrtar i ministrisë, kundërshtohet edhe nga specialistë si Pipero etj.
Gjendur në kushte të tilla errësire informacioni dhe vendimmarrjeje, kur data 3 gusht është gur-themeli i fundit që kërkon të përcaktuar të gjitha verdiktet, atëherë vetë kreu i FSHF-së përmendi në “Opinion” edhe rastin e Francës si model. Atje u shpall ekipi kampion si dhe skuadrat që bien nga kategoria.

Po në vendin tonë çfarë ndodh? Cilat janë ekipet që përfitojnë e sidomos ato që rrezikojnë? Më poshtë keni një “fotografim” të rezultateve aktuale, në rast se vendoset ekstremisht: Nuk ka futboll për këtë vit.

EKIPET QË PËRFITOJNË – Tirana është në krye të Kategorisë Superiore me nëntë pikë diferencë dhe do të përcaktohej kampione si dhe skuadra që përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Kampionëve, në turet kualifikuese. Kukësi, Laçi dhe… Teuta (meqenëse Skënderbeu është i dënuar të mos marrë pjesë në Europë), shkojnë me anë të kampionatit në kompeticionet europiane.

Në Kategorinë e Parë, sipas formulës që ngjit dy ekipe, përfitojnë automatikisht Kastrioti dhe Pogradeci. Në Kategorinë e Dytë, Tomori është në krye dhe në grupin tjetër ka një barazim pikësh mes Vorës dhe Luzit që kryesojnë. Vllaznia gjendet në vend të tetë çka detyrohet të bëjë një ndeshje “play out” me fituesen e çiftit Apolonia-Besëlidhja. Nëse nuk luhet, shkodranët qëndrojnë në Superiore.

CILAT DIGJEN – Me shkronja të mëdha, duhet shkruar se Besëlidhja është e djegura më e madhe. Pse? Ka eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë si dhe është në vend të dytë. E para i jep shansin për një vend në Europë. E dyta, i jep shansin e “play off”-it” me Apoloninë sipas renditjes aktuale, me shpresën se fituesja mund t’i marrë vendin skuadrës së tetë në Superiore (Vllaznisë).

Pa harruar që automatikisht do të zbriteshin Luftëtari dhe Flamurtari në Kategorinë e Parë, Dinamo pa asnjë shans reagimi së bashku me Turbinën dhe Elbasanin në Kategorinë e Dytë. Jo vetëm kaq, por edhe kampionia në fuqi e Superiores, Partizani, humb shansin për të synuar Europën për të cilën është matematikisht në lojë sipas modelit “Francë”, në rast se do të ketë vendim ekstrem nga qeveria. Secila, shoqëruar me shumë debate në botën e futbollit.

të fundit

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

4 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

30 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

1 hour ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago