Categories: Uncategorized

Ankohet ylli i Realit: Gjyqtarët po na dëmtojnë gjithmonë

Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, ka folur pas humbjes së “galaktikëve” ndaj Manchester City-t.

Sipas Vinicius, ekipi i tij u dëmtua ekipi i tij u dëmtua në atë ndeshje nga arbitrat, të cilët i dhanë kahje tjetër lojës. 18-vjeçari ndalet në detaje duke u shprehur se goli i Jesus ishte ndërhyrje e palejueshme ndaj mbrojtësit të ‘Los Blancos’, Sergio Ramos.

“I tërë stadium e pa Gabriel Jesusin teksa shtyente Sergio Ramosin. Ai e bëri të njëjtën gjë që bëra edhe unë kundër Ryad (Mahrez) në pjesën e parë”, u deklarua anësori pas ndeshjes, transmeton lajmi.net

“Ata gjithmonë marrin vendime të dëmshme për ne. Jemi skuadra me më së shumti Liga të Kampionëve të fituara dhe kjo mund të jetë njëra ndër arsyet. Ai ishte faul i qartë, por nuk e kuptoj pse nuk u ndal”, shtoi tutje 19-vjeçari.

Real Madridi me këtë humbje ia ka vështirësuar shumë punët vetës për të kaluar tutje, por për brazilianin nuk ka vend për pesimizëm.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë, do të shkojmë atje për të fituar dhe për ta bërë kthesën”, ishin fjalët e lojtarit të talentuar.

13-herë kampionët evropianë do të kenë një ndeshje të vështirë në fundjavë kundër Barcelonës, e cila vendos shumëçka në luftën për titull në La Liga.

Ndeshja e radhës Manchester City – Real Madrid do të luhet pas tre javësh në “Etihad Stadium”./

të fundit

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

9 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

53 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

3 hours ago