Që prej transferimit te Milani në verën e 2017-ës, sulmuesi portugez Andre Silva vijon të jetë në kërkim të formës së tij më të mirë, pasi nuk ia ka dalë të tregojë veten as te kuqezinjtë dhe as te Sevilla ku ishte sezonin e kaluar në huazim.
Këtë verë 24-vjeçari u transferua në Bundesligë te Eintracht i Frankfurtit në një marrëveshje shkëmbimi huazimesh me sulmuesin kroat Ante Rebic, që rrugën e kundërt, duke iu bashkuar Milanit.
None found
Deri kur kampionati u ndërpre, Andre Silva kishte luajtur 14 ndeshje me Frankfurtin, duke shënuar edhe 4 gola, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat portugeze konfirmoi dëshirën për të qëndruar akoma te Eintrachti.
“Më pëlqejnë qyteti i Frankfurtit, tifozët dhe kampionati gjerman, ndaj nuk kam arsye të largohem nga Eintracht. Marrëveshja e huazimit skadon verën e 2021-shit, por unë do të doja të qëndroja gjatë këtu në këtë klub. Ndërprerja e kampionatit erdhi në një moment mjaft të mirë për mua, por besoj se do të kem kohë të tregoj vlerat në fushë”, deklaroi portugezi.
Edhe Ante Rebic po bënte shumë mirë te Milani deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit, pasi kishte javë të tëra që shënonte rregullisht dhe u jepte pikë të tijve, ndaj gjasat janë që në fund të huazimit, të dy klubet të ushtrojnë të drejtën e blerjes.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…