Carlo Ancelotti ka lënë pas krahëve shkarkimin nga pankina e Napolit, pasi menjëherë filloi punë në stolin e Evertonit, skuadër të cilën e ka rikthyer te rezultatet pozitive, pasi kanë grumbulluar 17 pikë në 8 ndeshje.
Vetë tekniku pranon se është mjafti lumtur në Angli ,për vetë mënyrën sesi atje punohet, ndërsa më pas thekson se edhe shoqëria e skuadrës nga Liverpool është mjaft ambicioze dhe kërkon rikthimin në nivele të larta.
None found
“Të stërvitësh në Angli është tërheqëse dhe për më tepër, te Everton shoqëria është mjaft ambicioze. Në Angli është një ambient krejt ndryshe dhe mund të punosh i qetë e të shijosh frytet e punës. Në Itali ke një stadium kundër për 90 minuta, me njerëz që duket se të urrejnë nëse ke ndryshuar një skuadër”, deklaroi trajneri italian.
Më pas Ancelotti tregoi foli edhe për marrëdhëniet e tij me De Laurentiis e shkaqet që çuan në shkarkimin nga Napoli, duke theksuar se i ishte kërkuar të “përdorë kamxhikun” në raport me lojtarët.
“Te Napoli nuk përfundoi mirë, por ishte një eksperiencë e bukur. E nuhata shkarkimin, por nuk më pëlqeu fakti që më kërkuan të “përdor kamxhikun”. Nuk mund ta imagjinosh dhe jo më të më kërkosh të ndryshoj metodat e mia të stërvitjes, pas kaq shumë kohësh. De Laurentiis më tha se po mendonte të ndryshonte trajner dhe pasi e pyeta nëse ishte i sigurt, më konfirmoi. Menjëherë nisa lëvizjet për një tjetër pankinë, pasi nuk doja të paguhesha duke ndenjur kot dhe për fat erdhi mundësia për të marrë stolin e Evertonit”, tha Ancelotti./ss/
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…