Carlo Ancelotti e ka përshkruar si gjeni dhe trajner fantastik Pep Guardiolën, para përballjes së skuadrës së tij, Everton, kundër Manchester City në Ditën e Vitit të Ri në Etihad Stadium.
Ancelotti e ka shtrirë ndikimin e tij të menjëhershëm në Everton, që prej se e zëvendësoi të shkarkuarin Marco Silva në postin e trajnerit më 21 dhjetor.
None found
Evertoni e mundi 1:0 Burnleyn në Ditën e Krishtlindjes, para se ta mposhte Newcastle Unitedin 2:1 në udhëtim dy ditë më vonë, duke i ikur menjëherë zonës së rrezikshme për rënie nga Premierliga.
City, ndërkohë, është detyruar ta shikojë Liverpoolin duke e rritur epërsinë në krye të Premierligës, pas humbjes 3:2 ndaj Wolves të premten, e cila ishte një dështim tjetër në përpjekje për ta fituar titullin e tretë radhazi.
City ia doli ta largojë një pjesë të presionit pas fitores 2:0 ndaj Sheffield United të dielën, por i duhet ta vazhdojë ecurinë pozitive me fitore tjetër kundër Evertonit në formë të mërkurën.
Para këtij ballafaqimi, Ancelotti thotë se ai dhe Guardiola kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.
“Pep është trajner fantastik. Kam marrëdhënie të mira me të. Jo shumë në ndeshje, por ne e takojmë njëri-tjetrin në konferenca nganjëherë. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin”, tha Ancelotti.
“Në raste të caktuara, ai është gjeni sepse gjithmonë përpiqet të bëjë diçka të veçantë në fushë”, shtoi ai.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…