Jean-Clair Todibo vijon të jetë një nga emrat më të lakuar të merkatos së Barcelonës, pasi mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e katalanëve dhe klube të shumta europiane janë vënë pas tij për ta blerë gjatë verës.
Deri në fund të këtij sezoni, mbrojtësi i talentuar francez do të jetë pjesë e Schalke 04-ës në Bundesligë, ku u transferua me formulën e huazimit në janar, por duket se tashmë ëshët bindur për një transferim final.
Së fundi në garë për Todibo është futur Evertoni, pasi trajneri Carlo Ancelotti ka piketuar francezin si njeriun e duhur për prapavijën, ndërsa anglezët janë gati të paguajnë një shifër prej 25 milionë eurosh për kartonin e tij.
Gjasat janë që operacioni të mbyllet me sukses, pasi Barcelona kërkon para kesh për të sponsorizuar merkaton e verës, ndërsa Todibo do të gjejë një klub ku i besojnë dhe mund ta hedhin në fushë rregullisht e ta ndihmojnë në procesin e rritjes.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…