Categories: Uncategorized

Albion Ademi, bomberi 21-vjeçar, e ardhmja e Kombëtares kuqezi (VIDEO)

Albion Ademi ka lindur në Finlandë dhe fillimisht është aktivizuar në ekipet e moshave të Finlandës, U-17 dhe U-19.

Por ai vendosi “ta braktisë” kombëtaren e Finlandës menjëherë sapo i shkoi ftesa e FSHF-së, që i kërkonte të bëhej pjesë e Shpresave të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, ai po shkëlqen me klubin e tij finlandez, IFK Mariehamn, ku ka shënuar deri tani 12 gola në 16 ndeshje në kampionatin vendas, duke u kthyer në një pikë referimi për ekipin.

Me këto të dhëna e ardhmja e tij duket e ndritur dhe Kombëtarja ka një bomber të garantuar.

Paraqitjet e 21-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe nuk do të jetë e largët dita kur ta shohim në një klub me emër europian.

Në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” në faqen zyrtare të Federatës Shqipëtare të Futbollit, FSHF.org, Ademi tregon për emocionet me kombëtaren kuqezi, momentet e tij më të arrira deri tani si dhe sakrificën e madhe që ka bërë…. lënien e shkollës. Albion Ademi është pjesë e Shpresave, por në dy ndeshjet e fundit nuk mund të ishte pjesë e kuqezinjve.

Gjithashtu ai është thirrur edhe nga Kombëtarja A.

Intervista:

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Që kur isha i vogël, kam pasur një dëshirë të madhe të luaja futboll dhe as vetë nuk e kam besuar se do të arrija të bëhesha një ditë pjesë e futbollit profesionist. Mendoja se gjithnjë do të mbetej një dëshirë. Unë them se gjithkush që ka një top në shtëpi kur është i vogël dhe luan me të, ka si ëndërr që të jetë pjesë e fushave të lojës. Por duhet talent dhe shumë punë.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Gjyshi im ka qenë një nga personat e parë që ka besuar tek unë. Më ka ndihmuar dhe më thonte gjithmonë se futbolli nuk është një sport i lehtë, dhe nëse do e dua, nuk do lodhem asnjëherë. Dhe atëherë më dukej e çuditshme, por është e vërtetë. Sot, teksa stërvitem apo zhvilloj ndeshje, më shumë ndjej kënaqësi sesa lodhje.

– Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po te IFK Mariehamn si ndihesh? Po kaloni një formë të mirë me klubin

– Po, është e vërtetë që po kaloj një formë shumë të mirë aktualisht. Në fakt, kam punuar shumë në stërvitje dhe jam fokusuar maksimalisht në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Sigurisht, edhe jashtë fushës kam qenë shumë strikt me regjimin dhe përpiqem që të pushoj e të rekuperoj forcat për të qenë në formë sa më të mirë. Kemi një grup mjaft të mirë në klub dhe kemi harmoni mes njëri-tjetrit.

Ndërsa, sa i përket Kombëtares mund të them se me trajnerin kemi një marrëdhënie fantastike. Arrin të na kuptojë dhe dëgjojë shumë mirë të gjithëve. Më vjen keq që nuk isha pjesë e ekipit të shpresave gjatë dy ndeshjeve kundër Austrisë dhe Andorrës, por jam i lumtur që ekipi mori 6 pikë të plota.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

– Është emocion i veçantë dhe moment i bukur. Të këndosh himnin e kombëtares krah çunave dhe përpara mijëra tifozëve është diçka që nuk do e largoj dot lehtë nga kujtesa ime. Është nder dhe krenari të luash për vendin e shqiponjave.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– I rishikoj, edhe me grupin edhe vetëm dhe gjithmonë mendoj se si të arrij të luaj më mirë dhe të gjej rrugën e rrjetës për të shënuar. Dua të shënoj shumë gola përgjatë karrierës time.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

– Normale që thirrja nga trajneri për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar A ka qenë një nga momentet më të bukura siç thashë edhe më sipër, por edhe ndeshja finale për kupën e Finlandës ka qenë një nga momentet më të bukura për mua deri tani.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Shkolla. Kam hequr dorë nga ajo dhe jam fokusuar tërësisht te futbolli pasi e kam kuptuar veten se mund të bëj mirë dhe deri tani po bëj mirë. (Besoj)

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Synimi im është që sa më shpejt ta shikoj veten time në ndonjë nga ligat më të mira të Europës. Gjithashtu, pres të grumbullohem edhe nga kombëtarja A.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

– Familja ime, duke qenë edhe mbështetësit e mi më të mëdhenj më thonë gjithnjë se nuk duhet të dorëzohem, por të luaj gjithnjë me të njëjtën dëshirë dhe të kem të njëjtin vullnet si ditën e parë kur kam zbritur në fushë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Edhe idhulli im në kombëtare, si idhulli i thuajse çdo shqiptari është Lorik Cana.

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

7 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

7 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

7 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

7 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

7 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

7 hours ago