Categories: Uncategorized

Akuzoi futbollistin e njohur, modeles i del në dritë mashtrimi

Modelja Luisa Kremleva (me origjinë të përzier, ruse dhe spanjolle), e njohur për pjesëmarrjet e saj në programe të ndryshme televizive, në qershor të vitit 2017 denoncoi futbollistin Theo Hernández (lojtar i Milanit, në atë kohë te Reali) për sulm seksual në një diskotekë në Marbella.

Denoncimi nuk u hodh poshtë pasi kishte dyshime që ishte e sajuar. Dyshimet u konfirmuan dhe sikurse raporton “Diario Sur”, Gjykata e Marbellas ka urdhëruar arrestimin e modeles. Luisa u ndalua të hënën e kaluar nga policia, ndërsa gjykatësi i komunikoi akuzën.

Të lidhura

None found

Në denoncimin e saj, modelja pretendente se kishte qenë me futbollistit në një klub nate dhe më pas ishin larguar me makinën Porche Cayenne të futbollistit, ku kishin nisur të kryenin marrëdhënie seksuale.

Në një pikë, modelja pretendon se kishte kërkuar që të Theo të ndalte, por ai kishte refuzuar. Luisa këmbëngulte se kishte bërë luftë me të në makinë, sepse ai kërkonte me ngulm marrëdhënie seksuale, por kur e pa që ajo nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga rezistenca, e hodhi jashtë makinës.

Pavarësish akuzës së rëndë, policia nuk e arrestoi futbollistin, përkundrazi, dy ditë më vonë, çështja u arkivua. Pas denoncimi të Kremlevas dolën në dritë informacione të tjera, sipas të cilave gruaja e re kishte bërë edhe tre denoncime të tjera të ngjashme për dhunë seksuale për tre persona të tjerë në të njëjtin stacion policie. Agjentët e policisë dolën në përfundimin se Luisa kishte kontradikta në deklarimet e saj, duke vërtetuar se akuzat ishin të rrema.

të fundit

Shkodër, zbulohen parcela me kanabis në Ndrejaj dhe Vukël, digjen 2098 bimë e fidanë dhe vihen në pranga dy persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi…

16 minutes ago

Vllaznia vijon me ritëm të lartë, shkodranët testohen ndaj FC Koper para përballjes vendimtare në Conference League

VllazniaSot prej orës 18:00, Vllaznia do të zhvillojë testin e radhës miqësor përballë sllovenëve të FC Koper [...]Read More...

18 minutes ago

Influencuesja Celine Dept veçon festimet më ikonike të yjeve të Kupës së Botës

Influencuesja belge, Celine Dept ka publikuar një video me disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, duke bërë…

24 minutes ago

From July 1, Macedonia imposes a ban on movement in forests due to the risk of fires

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave bëri të ditur se nga 1 korriku deri më 31 gusht do të vlejë…

29 minutes ago

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në dhe BDI-në se po pengojnë reformat edhe nga opozita

Nga OBRM-PDUKM përmes një kumtese akuzojnë LSDM-në dhe BDI-në se edhe nga opozita nuk po kontribuojnë në proceset reformuese dhe…

30 minutes ago

Pressure on Abdixhiku grows after election result, as calls for resignation and warnings of a deeper crisis increase within the LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një valë të re tensionesh të brendshme pas rezultatit në zgjedhjet e 7…

31 minutes ago