Categories: Uncategorized

“Ai klub nuk është marrë kurrë me bixhos”, Mema: S’e kemi toleruar ndeshjen edhe kur na kanë ardhur me armë

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për ndeshjen mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, e cila prodhoi mjaft polemika për sa i përket rezultatit dhe shthurjes së pakuptimtë të bardhebluve.

“Unë në fakt nuk e kam parë ndeshjen, kam parë sekuencat më mbrapa. Në 2-3 momente nuk më kanë pëlqyer mënyra si po luanin lojtarët. Është herët për të hedhur hije dyshime. Ka organe kompetente, ne duhet të bëjmë shumë kujdes në trajtimin e rastit. Ai klub nuk është marrë kurrë me bixhioz. Kur nuk e kemi toleruar ndeshjen edhe kur na kanë ardhur me armë në dhomat e zhveshjes. Njerëzit do të duhet të mbajnë përgjegjësi në qoftë se do të ketë njerëz përgjegjës, në qoftë se ka trukime. Ne nuk e dimë fiks se çfarë ka ndodhur. Keq më ka ardhur për tifozët që dolën me deklaratë zyrtarë. Nuk duhet të nxitohemi.

Ky episod nuk e bën pis sezonin e Tiranës. Kanë luajtur futboll dhe kanë pranuar humbjet si ajo me Durrësin. Unë po të kisha qenë trajner, do të merrja gjysmën e ekipit të të rinjve ndaj Bylisit. Por ai klub i ka prioritet të dy ekipet. Ka dy ekipe në dispozicion Egbo. Tirana gjithmonë ka luftuar në të dy frontet gjithë kohës. Është shumë e rëndësishme të shikohen gjërat me kujdes dhe qetësi nga klubi dhe federata. Të ndëshkosh klubin më të madh në Shqipëri duhet edhe pak kujdes. Nuk është klub i rëndomtë pa histori. Në Shqipëri ka ndodhur, e dimë të gjithë, te Tirana mori formë tjetër”, u shpreh Mema.

të fundit

Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë. Agasi i vendosi pllakatën…

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar sot se i akuzuari nga SPAK, Ergys Agasi, zhvendosi 1200 shishe vere të vjetër…

12 minutes ago

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë

Futbolli është një sport kolektiv dhe çdo pjesë e ekipit duhet të funksionojë pa probleme në çdo nivel që të…

54 minutes ago

Plagosje me th*kë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me…

1 hour ago

“Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit”, Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë

Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!…

2 hours ago

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…

3 hours ago

“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të përkrah ty

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…

3 hours ago