Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka thyer rekordin e Thierry Henrys për më shumti gola të shënuara në Premierligë nga një lojtar i huaj. Këtë rekord ai e arriti gjatë fitores të së dielës kundër Aston Villas.
Argjentinasi Sergio Aguero e kaloi rekordin 17-golësh të Thierry Henrys me tri golat e tij të shënuara të dielën, kur i arriti plot 177 gola në karrierën e tij në Premierligë.
Ai shënoi het-trik në fitoren 6:1 të Manchester Cityt kundër Aston Villës, me golat e tij në minutat 28’, 57’ dhe 81’.
31-vjeçari e arriti këtë rekord në tre ndeshje më pak të zhvilluara sesa legjenda franceze e Arsenalit, të cilit i ishin duhur 258 ndeshje për ta arritur rekordin.
Aguero gjithashtu e barazoi rekordin e ikonës së Chelseat, Frank Lampardit, në listën e futbollistëve me më së shumti gola në përgjithësi në Premierligë. Tani ai radhitet në këtë listë pas vetëm dyshes legjendare të Manchester Unitedit Andy Cole dhe Wayne Rooneyt, si dhe legjendës së Newcastle: Alan Shearer.
Aguero e nisi rrugën drejt këtyre rekordeve në vitin 2011, kur e kompletoi transferimin nga Atletico Madridi për 40 milionë euro. Kontrata e tij në Etihad është e vlefshme deri në vitin 2011. /
Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici,…
Një tjetër përplasje mes grupeve simpatizante të partive politike PS-PD është regjistruar në Dibër. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në…
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. “Strukturat e posaçme për hetimin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të krimit elektoral. Teksa i referohet mesazhit të një qytetari,…
Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në…
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit! Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore Drejtoria Vendore e…