197 persona do të jenë në stadium kur të luhen ndeshjet e La Ligas, në bazë të një protokolli të përgatitur nga liga spanjolle e futbollit.
Dokumenti i detajuar është përgatitur nga La Liga dhe është prezantuar për klubet lidhur me masat që do të aplikohen, ka shkruar The Guardian.
None found
Lojtarët dhe zyrtarët do t’iu nënshtrohen testeve 24 orë para ndeshjeve, ndërsa matja e temperaturës së lojtarëve do të bëhet rrugës për në stadium. Nuk do të ketë shtrëngim duarsh para ndeshjeve, por nuk ka sugjerime që pështymja apo festimi i golave do të ndalohet.
Skuadrave spanjolle prej të hënës u janë lejuar stërvitjet grupore. Shpresat janë që kampionati spanjoll të vazhdojë më 12 qershor. Ndeshje do të luhen çdo ditë deri në përfundim të edicionit më 31 korrik.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se rreziku ndaj lojtarëve në ndeshje është “praktikisht zero”, nëse protokollet e stërvitjeve dhe ndeshjeve aplikohen si duhet.
Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…