Categories: Uncategorized

10 arsyet sportive dhe ligjore, pse Messi po largohet nga Barça

Në shumë ndeshje të sezonit të fundit, Leo Messi është drejtuar kokëposhtë për në tunelin e dhomës së zhveshjes. Keqardhja e tij nuk korrespondonte gjithmonë me humbjen.

Argjentinasi ka akumuluar gjatë gjithë sezonit arsyet që e kanë bërë atë të mendojë për këtë dhe të konsolidojë idenë e largimit nga Barcelona.

Pak nga pak, janë shtuar argumente të ndryshme, që e kanë shtyrë atë të marrë vendimin për ta lënë “Camp Nou”. Kjo është arsyeja pse dje ai nuk kaloi në testin PCR (tamponit), nuk do të marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore. Ai e ka ndarë mendjen të largohet.

Motivimet kryesore të largimit, sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, janë sportive dhe ligjore. Në mesin e atyre që kanë të bëjnë me futbollin, ai dëshiron të ketë një projekt fitues, një sfidë që i lejon të fitojë tituj dhe të mbetet ambicioz. Te Barça nuk e sheh këtë perspektivë. Aty nuk është dëgjuar dhe ka pasur konflikte me figura të shquara të menaxhimentit. Por, përveç kësaj, e ka marrë vendimin për largim sepse ligjërisht beson se mundet. Messi këmbëngul se e ka komunikuar zyrtarisht vendimin e tij të njëanshëm për t’u larguar në kohë, por gjithashtu pohon se ka një shtojcë në kontratën e tij, që e lë atë pa klauzolë në sezonin 2020-2021.

Argumentet juridike dhe sportive:

a) Ligjore:

– Kishte më shumë kohë për ta prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, sepse sezoni përfundoi më vonë. Afati i datës 10 qershor nuk është i vlefshëm.

– Nuk ka klauzolë përfundimi 700 milionë euro. Nëse Leo e prish kontratën në sezonin 2020-2021, ai nuk ka klauzolë ndaj duhet ta negociojë largimin e tij.

– Bartomeu ka thënë në disa intervista se ditën kur Messi dëshiron të largohet, ai mund ta bëjë këtë.

b) Sportive:

– Projekti i Barcelonës nuk është ambicioz. Ai ka vënë “bast” për projekte fitues në “Camp Nou” vite me rradhë. E ardhmja që Barcelona po ndërton nuk e bind argjentinasin. Messi dëshiron një sfidë, që e motivon. Sezoni i fundit ishte bosh.

– Shkarkimi i Valverde nuk u bë me miratimin e Messit. Sipas këtij të fundit, nuk ishte momenti për ta larguar atë, madje as mënyra e duhur.

– Problemet me drejtuesit e kanë dëmtuar, veçanërisht sezonin e fundit. Fërkimet me stafin e klubit, i cili e dinte që në korrik se do të largohej, kanë qenë të zakonshme: për shkak të polemikave me rrjetet sociale, të ERTE…

– Mungesa e harmonisë dhe konfliktet me menaxherët e tjerë, të tillë si Eric Abidal. Ish-sekretari teknik vuri në dukje disa lojtarë si përgjegjës për largimin e Valverde, diçka që Leo nuk e pëlqeu.

– Ai nuk dëgjohet. Argjentinasi ka ndjesinë se mendimi i tij nuk merret parasysh në klub, si kur mbron lojtarët aktualë, as kur zgjidhen lojtarët e rinj si përforcime.

– Ai mendon se fundi i ciklit ka ardhur te Barça. Kjo përkon me Piqué, ndaj preferon të bëjë një hap anash. Messi konsideron se i ka përfunduar cikli si lojtar Blaugrana. Ai dëshiron t’u hapë rrugën brezave të rinj.

– Ai dhe familja e tij ishin një nga objektivat e “BarçaGate”. Lojtari mendon se u bë pjesë e një komploti për ta diskredituar atë, pas të cilit nuk është ende e qartë nëse qëndronte dikush nga klubi.

/telesport/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago