Categories: Uncategorized

Sot 5 Maji, Rama: Të paharruar dëshmorët tanë

Sot është 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, I kujton me përulje dhe shkruan se do të jenë të paharruar.

“MIRËMËNGJES

Përulësisht me #RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë”, shkruan Rama.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, nisën përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas Çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet ’60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut.

Në vitin 2000, u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës./albeu.com

të fundit

Horoskopi 10 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…

3 hours ago

“Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu…

3 hours ago

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta…

3 hours ago

‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar…

3 hours ago

Debate mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përpl*sen mes tyre

Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të…

3 hours ago

Rama s’pranon të flasë për Metën: S’bëj boks me një njeri me duar të lidhura!

Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" për programin e Partisë Socialiste teksa dy ditë na ndajnë nga…

3 hours ago