Categories: Uncategorized

ZYRTARE/ Të hënën nisin punë autobuzat në Tiranë pas 3 muajsh pushim

Pas njoftimit të bërë nga Bashkia e Tiranës, Shoqata e Transportit ka konfirmuar se ditën e hënë do të rinisë puna për t’ju shërbyer qytetarëve ditën e hënë datë 06.07.2020 .

Sipas saj, transportit do të nisë mbi protokollin e parashikuar nga Bashkia ndërsa do të vazhdojnë me kërkesat e tyre ekonomike.

Të lidhura

None found

“Pas zgjidhjes së pjesëshme të kërkesave tona, tashmë të bëra publike, në marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë, z.Veliaj, Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me stuatën epidemike.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatorët e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.

Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt. I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ)”, njofton Shoqata e Transportit Qytetës.

të fundit

Pas zhgënjimit në Botëror, Gjermania mendon epokën e re me Klopp dhe objektivin Euro 2028

Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait në penallti (5-4) ka lënë shije të hidhur te…

1 hour ago

Ronaldo emocionon pas triumfit të Portugalisë me homazhin për Diogo Jotën

Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…

2 hours ago

Lamtumirë prekëse nga Botërori, Modric shpërthen në lot pas eliminimit të Kroacisë

Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…

2 hours ago

CR7 vendos një tjetër rekord në Botëror, gjen për herë të parë golin në fazën eliminatore

Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe një tjetër faqe historike në Kupën e Botës, duke vendosur një rekord të ri në…

3 hours ago

Zvicra me Granit Xhakën përballë Algjerisë, publikohen formacionet zyrtare

Zvcira dhe Algjeria do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës. Kombëtarja evropiane dhe ajo afrikane do…

3 hours ago

Oyarzabal pas triumfit të Spanjës: Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar

Mikel Oyarzabal ishte protagonist i madh në fitoren bindëse 3-0 të Spanjës ndaj Austrisë në Kupën e Botës, ku sulmuesi…

5 hours ago