Categories: Uncategorized

Zv.ambasadori i OSBE e thotë troç: Shqiptarët të mos na sjellin të zgjedhur kriminelë në tavolina

Ndërkombëtarët i kanë dhënë besim qeverisë në nismën e saj ligjore Anti-KÇK në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të vëna përmes krimit. Në një intervistë për ABC NEWS, zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton thekson se institucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes po shqyrtojnë mënyrën e zbatimit të ligjit.

“Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtate njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shmë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtate e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë”, tha zv.ambasadori i OSBE.

Por kur krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati flet për një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të cilët sipas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndërshkues, votën.

“Është positive kur partitë ulen dhe flasin sëbashku kundër korrupsionit zgjedhore. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai.

Në kohën kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsesnsus, Ëilton kërkon që të jenë vetë aktorët politike ato që të heqin dorë nga krimet zgjedhore.

“Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votjnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai.

OSBE ka ndihmuar forcat politike të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, ndërkohë që ODIHR ka sjellë tashmë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. /abcnews.al

të fundit

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

9 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

26 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

50 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

52 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago