Categories: Uncategorized

Zjarr ndaj RENEA-s, zbulohen emrat e personave që ka vrarë Xhevahir Jonuzaj

Xhevahir Jonuzaj është personi që u arrestua pak ditë më parë gjatë një aksioni të RENEA-s ku pati edhe shkëmbim zjarri mes tij dhe efektivëve ndërsa mbeti i plagosur me plumb në këmbë.

Fax News ka zbardhur detaje të reja që kanë të bëjnë me arsyet se përse është arrestuar Junuzaj. Mësohet se personat që ky i fundit ka vrarë në vitin 1999 janë Shezai Belaj dhe Shkelqim Gerhana.

Për vrasjen e bërë në 99-ën u dënua me 25 vite burgim, ndërsa është gjithashtu përgjegjës për mbjelljen e disa parcelave me hashash gjetur në 2016- 2017.

Ndërkohë, në banesën e Jonuzajt policia ka sekuestruar një pistoletë tip ‘TT’ dhe një palë dylbi. Autori ka qëlluar dy herë me armën e zjarrit ndaj RENEA-s.

Gjatë këtyre viteve Jonuzaj ka qenë në listën e personave më të kërkuar në Vlorë. Ndërsa në aksionin e fundit, policisë iu deshën 6 muaj përgjim deri në finalizimin e pak ditëve më parë ku renea arriti neutralizimin dhe arrestimin e tij, shkruan fax web.

Jonuzi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në fshatin Hoshtimë duke marrë një plumb në këmbën e djathtë në pjesën e kofshës, ndërsa ambulancën me të cilën u transportua drejt Tiranës e shoqëruan forca të shumta policore.

”Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njoftoi policia.

të fundit

U përfol për skandal se*sual me Tërmet Peçin në makinë, reagon aktivistja e PS-së: Ishte situatë pune

Para disa ditësh, në rrjet qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se…

3 minutes ago

Tentuan të vrisnin me sëpatë një person! Pas babait, arrestohet edhe i biri! 40-vjeçari u kap teksa po hipte në autobus për të ikur në Greqi

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me…

19 minutes ago

FOTO/ Fifi sjell stil të papërmbajtur në setin e saj të fundit

Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë tashme si Fifi, vazhdon të befasojë fansat e saj me postimet e saj…

37 minutes ago

Gjenden të vdekur pesë skiatorë në Zvicër

Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë…

54 minutes ago

Shkëlqimi dhe rënia e deputetëve! Nga Majko, te Spaho, Alibeaj, ulje drastike krahasuar me zgjedhjet e katër vite më parë

Zgjedhjet e 11 majit kanë sjell ndryshime të ndjeshme në përfaqësimin parlamentar. Votat e shqiptarëve i kanë ndërprerë karrierën në…

1 hour ago

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë djegien e shtëpive

Një zjarr ka rënë në qytetin e Gjirokastrës, saktësisht në Lazarat, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barëra të…

1 hour ago